AKTUALITET /

Detaje të reja nga krimi në familjen shqiptare. Burri bëri "shoshë" gruan me plumba. Ja sa herë qëlloi mbi veten

Prokurori i Përgjithshëm konfirmoi se që nga shtatori i vitit 2024 zhvillohej një procedurë lidhur me dhunën në familje. Për këtë shkak burri kishte qenë në paraburgim nga data 18 shtator deri më 5 dhjetor 2024. Atë ditë u lirua me disa kushte. Ndër këto kushte ishin ndalimi i afrimit dhe kontaktit me viktimën, ndjekja e një terapie për menaxhimin e dhunës dhe mbikëqyrja.

Shkruar nga Versus

Detaje të reja nga krimi në familjen shqiptare. Burri bëri

Detaje të reja tragjike janë zbuluar nga krimi i djeshëm i ndodhur në Zvicër, ku një shtetas shqiptar nga Kosova vrau gruan e pastaj veten, pasi fillimisht i vuri flakën dhe banesës.  

Prokurori i Përgjithshëm Fabien Gasser deklaroi këtë të shtunë se:"Kemi të bëjmë me një rast tragjik dhe tmerrësisht të rëndë"
Pas vrasjes së një gruaje nga burri i saj Ramiz Berisha (i cili pastaj vrau veten) autoritetet zvicerane kanë njoftuar opinionin në një konferencë për media. Të vdekurit janë me origjinë nga Kosova, ata jetonin në kantonin e Freiburgut në Zvicrën franceze.
Prokurori i Përgjithshëm, Fabien Gasser, fillimisht ngushëlloi familjarët dhe falënderoi të gjitha forcat e angazhuara në këtë rast. Ai tha se që nga momenti i ngjarjes, në rajon kanë qarkulluar shumë thashetheme, veçanërisht për situatën e çiftit.

Detaje të reja nga krimi në familjen shqiptare. Burri bëri

Prokurori i Përgjithshëm konfirmoi se që nga shtatori i vitit 2024 zhvillohej një procedurë lidhur me dhunën në familje. Për këtë shkak burri kishte qenë në paraburgim nga data 18 shtator deri më 5 dhjetor 2024. Atë ditë u lirua me disa kushte. Ndër këto kushte ishin ndalimi i afrimit dhe kontaktit me viktimën, ndjekja e një terapie për menaxhimin e dhunës dhe mbikëqyrja. Prokurori tha se «kemi të bëjmë me një rast tragjik dhe tmerrësisht të rëndë».

Cédric Aebischer, drejtues i Seksionit të Krimeve të Përgjithshme në Policinë e Sigurisë, dha informacione lidhur me sfondin e ngjarjes. Të premten, të dy trupat u identifikuan. Një nga viktimat është burri 41-vjeçar i viktimës, një gruaje 39-vjeçare. Burri kishte një plagë me armë zjarri, ndërsa gruaja katër të tilla.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: