AKTUALITET /

Tragjike/ Shqiptari në Zvicër vret gruan, më pas i vë flakën vetes dhe shtëpisë. Katër fëmijët e çiftit mbeten jetimë

Mëngjesin e 10 prillit, një burrë 42-vjeçar ka qëlluar për vdekje gruan e tij 38-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin në fshatin Epagny.

Shkruar nga Versus

Tragjike/ Shqiptari në Zvicër vret gruan, më pas i vë

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Zvicër. Mëngjesin e 10 prillit, një burrë 42-vjeçar ka qëlluar për vdekje gruan e tij 38-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën banesës ku jetonin në fshatin Epagny.

Autoritetet zvicerane gjetën trupin e viktimës bashkë me armën e krimit mes rrënojave të shtëpisë, ndërsa më vonë u gjet dhe një trup i dytë. Sipas mediave kosovare, i dyshuari është Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës. Çifti kishte katër fëmijë të mitur, të cilët për fat të mirë nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Tragjike/ Shqiptari në Zvicër vret gruan, më pas i vë

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa komuniteti është në shok pas kësaj tragjedie të rëndë familjare. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: