Detaje të reja kanë dale në dritë nga vrasja e 48 vjeçait, Lulzim Visha i cili u ekzekutua mëngjesin e kësaj të premte, brenda makinës së tij në orët e para të mëngjesit në fshatin Zall Mner të Kamzës. Nga kontrollet e befasishme, policia ka gjetur një pistoletë, të tipit silenciator në një banesë në Kamëz.
Megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse ka lidhje me vrasjen e Vishës apo jo.
Viktima u gjet i pajetë këtë mëngjes nga banorët e zonës të cilët njoftuan më pas autoritetet.
Pisa kryesore e hetimeve të derimëtanishme lidhet me hasmërinë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1997 kur Besnik Visha, vëllai i viktimës vrau me armë zjarri Refik Domin pranë universitetit Bujqësor të Tiranës. Vrasja raportohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Por, deri më tani këto janë dyshimet kryesore të autoriteteve. /Versus.al/







