AKTUALITET /

DETAJET/ Atentat me armë në Durrës, i plagosuri shkon vetë në polici

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, viktima e plagosur është një 36-vjeçar, i cili u qëllua pranë një shkolle, nga një automjet tip “Ford” në lëvizje. Autorët kanë përdorur një armë zjarri të llojit pistoletë, duke e goditur atë në krahun e majtë.

Shkruar nga Versus

 

DETAJET/ Atentat me armë në Durrës, i plagosuri shkon vetë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Fllakës, në kufi me Shënavlashin, duke tronditur banorët lokalë dhe vënë në alarm forcat e rendit.

Sipas burimeve nga Policia e Durrësit, viktima e plagosur është një 36-vjeçar, i cili u qëllua pranë një shkolle, nga një automjet tip “Ford” në lëvizje. Autorët kanë përdorur një armë zjarri të llojit pistoletë, duke e goditur atë në krahun e majtë.

Pavarësisht plagës, i riu ka arritur të shkojë vetë deri te Komisariati i Policisë, ku ka kërkuar ndihmë. Më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet në sallën e operacionit. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është serioze, por e stabilizuar.

Forca të shumta policie janë dislokuar në vendin e ngjarjes dhe në ambientet e spitalit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët janë larguar menjëherë pas atentatit.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por hetimet janë në fazë intensive dhe po shqyrtohen pamjet nga kamerat e sigurisë përreth zonës. /Versus.al/

Poll