AKTUALITET /

Dhunuan oficerët e BKH, prokuroria çon për gjykim 3 të afërmit e ish-deputetit të Fierit

Ngjarja ka ndodhur më 15 prill të këtij viti teksa agjentët e BKH ndodheshin pranë një biznesi të Kapllanajt për të kryer veprime hetimore mbi një tjetër çështje që ndiqej nga SPAK.

Shkruar nga Versus
Dhunuan oficerët e BKH, prokuroria çon për gjykim 3 të
Fotomontazh: Ish-deputeti Agron Kapllanaj

Fier- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre personat e arrestuar për ngjarjen e ndodhur në prill të këtij viti, kur goditën disa oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku sulmuan oficerët e BKH-së teksa këta të fundit ndodheshin së bashku me forcat Operacionale në Fier ku po kryenin disa veprime hetimore me urdhër të SPAK.

Të pandehurit që rezultojnë të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ish-deputetit, Agron Kapllanaj, kanë ndjekur dhe kanë goditur oficerët e BKH-së pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit si punonjës policie.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”. Asokohe Kapllanaj pretendoi se të afërmit e tij nuk kanë patur dijeni se personat ishin punonjës të BKH-së dhe se ishin shqetësuar për shkak se ata kishin ngritur dronë pranë biznesit të tij. Versus.al

Poll