AKTUALITET /

Shpërthen gr*nata në Himarë, i moshuari e preku pa dashje teksa punonte tokën

Shkruar nga Versus

Shpërthen gr*nata në Himarë, i moshuari e preku pa dashje teksa

Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Livadhë” të Himarës ku ka shpërthyer një granatë dore e cila ndodhej e fshehur në rrënjet e ullirit.

Për pasojë i moshuari K.K, 85 vjeç ka mbetur i plagosur. Mësohet se ai ka qenë duke punuar tokën në ullishte gjatë kohës që ka prekur granatën e fshehur. 85 vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë.

Fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe është jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Poll