Në disa paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë do të vendosen sisteme antidron me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara nëpër qeli.
Sistemi do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë ku mbahen të izoluar njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit, si krerë organizatash kriminale apo që kanë urdhëruar apo kryer atentate mafioze.
Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.
Sistemi antidron do të vendoset dhe në Burget e sigurisë së lartë në Peqin, Drenove, Fier si dhe në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Pritet që ky sistem të kapë vlerën e 2.3 milionë eurove. Kujtojmë se vitin e kaluar pati tentativa të futjes së sendeve të paligjshme me dron në burgun e Burrelit dhe Peqinit. Versus.al







