Fier- Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë me grevën e urisë prej 4 ditësh pasi kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune nga kompania “Bankers”.
Së fundmi kompania u ka ofruar rritjen e buxhetit për trajtimin ushqimor, një masë që grevistët e konsiderojnë të pamjaftueshme.
Vetë kreu i Sindikatës, Dritan Shahu gjatë një interviste për Report Tv tha se kompania u kishte ofruar trajtim ushqimor, por theksoi se kjo nuk e zgjidh problemin e tyre afatgjatë.
"Sot jemi në ditën 4 të grevës. Të re ka pasur një shkresë nga Bankers, na është dërguar me email dhe na riofron rritjen e ditës ushqimore, gjë që nuk zgjidh problemin që kemi kërkuar, dhe nuk trajton punonjësin me pagën dinjitoze që kemi kërkuar. Ka pasur disa organizata të shoqërisë civile që kanë kontaktuar, disa edhe kanë ardhur Inspektoriati i punës ka ardhur, kemi folur për shqetësimet tona. Grevistët kanë shqetësime të lehta shëndetësore luhatje tensioni, dhimbje koke e lodhje", u shpreh Shahu. Versus.al







