Denoncimi i djeshëm në fshatin Sheqeras të Maliqit për abuzimin seksual të një vajze të mitur, ka sjellë përplasje mes familjarëve të vajzës që ka denoncuar dhe 44-vjeçarit i cili është shpallur në kërkim.
Sipas denoncimit të bërë në polici, Edison Sheme, prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare.
Por lidhur me këtë ngjarje, ditën e sotme ka reaguar nëna e Edisonit, Mirjeta Sheme, e cila ka hedhur poshtë akuzat ndaj djalit të saj.
Ajo shton se gjithçka është organizuar pas një sherri që ai ka pasur me kryeplakun e fshatit dhe sipas saj, denoncimi erdhi pikërisht në ditën e gjyqit që ata kishin.
"Jam nëna e tij. Kur paskërka 4 vite me atë fëmijë, deri më sot çfarë beri nëna e babai i saj? 4 vite, unë te kem vajzën time e për 4 vite të hesht e të dal tani, nuk e di si e kanë bërë punën, inati. Djali nuk e ka kryer këtë veprim. Djali gjithë ditën në punë, me fëmijët, me shtëpi, puntor sa ska ku të shkojë më. E shihni gjendjen, krahët e tij e kanë bërë.
Nuk e bënte gjithë këtë po te ishte e asaj rruge. Nuk kemi lidhje me ta, fshatare, i ati vinte rregullonte zetorin në puna e djalit. Nuk kemi hyrje dalje në shtëpi. As me kane ardhur e as u kam shkuar. Ah mor bir ta dish çfarë ka. Kjo gënjeshtër është bllok me gjithë fshatin Sheqeras. Ka patur sherr me kryeplakun, pse nuk u bë para 4 vitesh por pardje që kishte gjyqin me kryeplakun e fshatit? Një kërcënim i ka bërë djalit. Djali im është kërcënuar.
Mos e mbyll gjyqin se do ta shohësh. Djalin nuk e di ku është. E çova në gjyq, nuk di gjë. Erdhi policia e kërkonte, një sqarim kemi thanë. As me sqaruan gjë fare. Nuk kam folur unë me familjen, foli djali tjetër, I ati ka thënë se nuk di gjë por e ka marrë në dorë çupa e madhe dhe gruaja. Kjo grua kur thotë 4 vite, sot e gjeti? Pardje e gjeti në gjyqin me kryeplakun? Ja një vit, dy tre. Ku ishte kjo nënë?", tha mes të tjerash nëna e Edisonit.
Burime policore bëjnë me dije se autori është shpallur në kërkim pas denoncimit të familjarëve të të miturës.
E mitura fillimisht iu ka treguar prindërve të saj mbi abuzimin seksual dhe më pas, bashkë me ta ka shkuar në polici për të bërë kallëzimin.
Rezulton se autori i dyshuar ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare. Sipas kallzimit të bërë prej, autori prej 4 vitesh abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë.
Krimi ka ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga server.








