AKTUALITET /

Djegia e 2 makinave në Pogradec, porositësi 38 vjeçari, pjesëtar i grupeve të strukturuara kriminale (EMRI)

Eno Flamuraj identifikohet si porositësi i djegies së dy makinave në Pogradec; i njohur më parë për sulme dhe veprimtari kriminale.

Shkruar nga Versus
Djegia e 2 makinave në Pogradec, porositësi 38 vjeçari,
Pamje nga zjarrëvënia në Pogradec, Eno Flamuraj

Policia ka identifikuar 38-vjeçarin Eno Flamuraj si porositësin e djegies së dy automjeteve në qytetin e Pogradecit.

Sipas uniformave blu, Flamuraj ka urdhëruar zjarrvënien e një Range Rover tre ditë më parë, si dhe djegien e një tjetër mjeti në dhjetor të vitit 2024.

Burime për mediat bëjnë me dije se Flamuraj është i njohur për policinë, pasi në shkurt 2024 ishte një nga tre autorët e sulmit ndaj zyrës së noteres Esmeralda Dauti.

Ai është akuzuar gjithashtu për pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale dhe për trafik tritoli nga Kosova drejt Shqipërisë.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjeve dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë të përfshirët./Versus.al

Poll