AKTUALITET /

'Furtunë' në Policinë e Shtetit, shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda! Largohet edhe Drejtori i Policisë së Tiranës

Shkarkohen Ilir Proda dhe drejtori i Policisë së Tiranës pas protestës me tensione. Në krye të Policisë së Shtetit komandohet përkohësisht Sokol Bizhga.

Shkruar nga Versus

'Furtunë' në Policinë e Shtetit, shkarkohet nga detyra

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vetëm një ditë pas protestës së tensionuar të zhvilluar në Tirana, ku sipas raportimeve u rrezikua siguria e disa personave, përfshirë artistë të huaj.

Burime mediatike bëjnë me dije se vendimi erdhi pas kritikave për mënyrën e menaxhimit të situatës gjatë protestës së opozitës, ku u ngritën shqetësime për mungesë sigurie për qytetarët dhe objektet e rëndësishme.

Në vend të Prodës është komanduar zëvendësi i tij, Sokol Bizhga, i cili do të drejtojë përkohësisht institucionin deri në emërimin e një drejtuesi të ri.

Po ashtu, është larguar nga detyra edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Tensionet kulmuan mbrëmjen e së shtunës, kur protestues të udhëhequr nga Sali Berisha hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Brenda godinës ndodheshin rreth 10 persona, mes tyre artistë dhe staf, të cilët përjetuan momente paniku dhe rreziku./Versus.al

 

Poll