AKTUALITET /

'Bombarduan' me fishekzjarrë e molotovë shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, arrestohen 4 protestues

Shkruar nga Versus

'Bombarduan' me fishekzjarrë e molotovë shtëpinë e

Policia njoftoi arrestimin e katër personave të identifikuar si mbështetës të Sali Berisha, pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, e organizuar nga Partia Demokratike.

Sipas autoriteteve, menjëherë pas përfundimit të tubimit u shoqëruan në komisariat mbi 10 persona, të dyshuar për përfshirje në incidente të dhunshme.

Ngjarjet u shënuan gjatë protestës së 28 shkurtit, ku sipas Policisë pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit në disa zona të kryeqytetit, përfshirë përballë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe zonën e ish-Bllokut.

Autoritetet raportojnë se efektivët janë goditur me gurë dhe sende të forta.

Po sipas burimeve zyrtare, gjatë marshimit disa persona hodhën mjete ndezëse dhe fishekzjarre në drejtim të vilës së ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, ku ndodheshin artistë dhe pjesëtarë stafi, si dhe u dëmtuan kosha mbeturinash e biznese private në zona të ndryshme të Tiranë.

Ndryshe nga tubime të mëparshme, protesta nuk pati fjalime nga podiumi, por u zhvillua si marshim në disa rrugë të qytetit. Policia theksoi se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në incidente./Versus.al

Poll