AKTUALITET /

''Na futën kot në spital'', Genardi dhe Sonida dalin nga psikiatria dhe rikthehen në shtëpi

Shkruar nga Versus

''Na futën kot në spital'', Genardi dhe Sonida

Genard dhe Sonida, vëlla e motër janë rikthyer në shtëpinë e tyre pas disa ditësh trajtim në spitalin psikiatrik për shkak të gjendjes së rënduar psikike menjëherë pas ndarjes nga jeta të babait të tyre, Paqësorit.

Dikur, të rinj me premtime të mëdha dhe një të ardhme të ndritur përpara, Genardi dhe Sonida ngjallën trishtim tek publiku pas ngjarjes së fundit të ndodhur, me pamjet që shokuan rrjetin.  Dje, atau rikthyen në shtëpinë e tyre dhe duken në gjendje të mirë e të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa falenderojnë mjekët, stafin spitalor dhe infermieret e reja të Psikiatrisë dhe Infektivit.

 

Pjesë nga biseda e publikuar në rrjete sociale:

Sonida: Erdhëm, erdhëm, na futën kot në spital. Na futën për një lavatriçe të prishur

Genardi: Epo duhet me e rregullu, duhet të vijë hidrauliku ta rregullojë

Sonida: Lavatriçen e kemi marrë të re, nuk mund të na bëjnë numra për lavatriçen

Genardi: Po ça ka, rrjedh muri jashtë ë

Sonida: Rrjedh muri jashtë, rregullojeni murin jashtë, ta regullojë administratori.

Genardi: Pse, se ne jemi me kemp ë, skemi lekë.

Vëlla e motër ishin studentë ekselentë në SHBA, por vrasja e nënës së tyre në Tiranë nga një plumb qorr gjatë vitit të trazirave la tek ta një traumë të madhe pasi e panë të ëmën të rrëzohej përtokë e mbuluar nga gjaku. Versus.al

Poll