AKTUALITET /

Dosja '5D'/ Seanca në GJKKO, avokati i Redi Mollës: S’është pronari faktik! Pasuria e dyshmitë e ish zyrtarit të Veliaj

Është duke u zhvilluar seanca për dosjën 5D në GJKKO. Në seancë mungojnë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato.

Shkruar nga Versus
Dosja '5D'/ Seanca në GJKKO, avokati i Redi Mollës:
Mariglen Qato dhe Redi Molla

Në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca për dosjen e njohur si “5D”. Tre nga të pandehurit, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, mungojnë në sallë.

Gjatë seancës, avokati i Redi Mollës, Denjon Bogdani, hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj klientit të tij dhe kërkoi një gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Sipas tij, Molla përballet me akuza për 7 episode korrupsioni, prej të cilave 4 në bashkëpunim me Mariglen Qaton dhe 3 të tjera i supozohet t’i ketë kryer vetëm. Bogdani theksoi se në këto raste “Redi Molla akuzohet se ka korruptuar veten”, duke e cilësuar thelbin e akuzës si absurd, pasi mungon bashkëpunimi me të tjerë.

Denjon Bogdani, mbrojtësi ligjor i Redi Mollës: “Në këtë proces ne kërkojmë të ketë gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Lidhur me akuzat, shtetasi Redi Molla akuzohet për 7 epsiode korrupsioni, 4 të kryera në bashkëpunim me Mariglen Qaton dhe 3 i vetëm. Redi Molla akuzohet se ka korruptuar veten e tij, ky ështe thelbi i akuzës sepse në 3 raste nuk ka bashkëpunuar.

Redi Molla pretendohet se është pronar faktik i 5D.  Ku mbështetet prokuroria te pronari faktik? Mbështetet te disa blloqe shënimesh dhe disa biseda në telefon, tek persona të tretë, jo nga vetë Redi Molla.”- thotë avokati.

Përsa i përket pretendimit të prokurorisë se Molla është “pronari faktik” i kompanisë 5D, avokati kundërshtoi, duke deklaruar se kjo mbështetet vetëm në disa blloqe shënimesh dhe biseda telefonike me persona të tretë, jo me vetë Mollën. Konkluzioni sipas tij është i gabuar. Bogdani vuri në dukje se të gjitha mesazhet e përmendura nga prokuroria datojnë në vitin 2023, ndërsa roli i Mollës si drejtues i entit prokurues daton në vitin 2020.

“Pronari faktik në tërësinë e tij është hipotetik. Akuza i ka të dhënat e gabuara dhe ka arritur në konkluzion të gabuar lidhur me të mbrojturin që në përfaqësojmë. Të gjitha mesazhet që i referohet akuza, janë të vitit 2023.

Në 7 episode, i fundit në të cilin Molla ka qenë drejtues i entit prokurues, daton në vitin 2020. Si e lidh prokuroria të qenurit pronar në 2020? Apo në 2016 kur është krijuar Igor Electrik Vas Construcion?  Dhe lidhur me akuzën e pastrimit të parave, a është e provuar që Redi Molla është pronar faktik? Absolutisht që jo.”- tha ai.

Në lidhje me akuzën për pastrim parash, avokati theksoi se nuk ekziston asnjë provë që të vërtetojë pronësinë faktike të Mollës dhe as ndonjë veprim konkret për fshehjen e të ardhurave.

‘Çfarë veprimesh konkrete ka patur në fshehjen e të ardhurave? Një lidhje të drejtëpërdrejtë që të jetë gjendur nga prokuroria nuk ka. Në lidhje me kërkesën për prova, ne nuk kemi sepse kemi kërkuar gjykim të shkurtuar. Në lidhje me ato që ka paraqitur organi i akuzës, 63 dëshmitarë ka rënditur edhe provat shkencore dhe kërkon që dëshmitarët të thirren në bazë të kësaj liste. Renditja e tyre nuk është e saktë, i takon prokurorisë t’i grupojë sipas episodeve. Minimalisht prokuroria duhet të thotë pse i kërkon këto dëshmitarë? Çfarë provojnë ata? Kjo është mangësi që akuza duhet ta plotësojë.’- shprehet avokati.

Kush është Redi Molla?

Redi Molla, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe më parë në Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, është një nga zyrtarët e arrestuar në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “5D”. Sipas SPAK, ai është pronari (de facto) i padeklaruar i kompanisë “5D Konstruksion”, e cila ka përfituar miliona euro nga tendera publike, të akorduar nga vetë Bashkia e Tiranës.

Afera “5D”:

Molla akuzohet për favorizim të kompanisë së tij të ndërtimit në prishjen e banesave dhe përfitim fondesh publike në mënyrë të paligjshme.
Klodian Zoto, i përfshirë më herët në çështje të tjera të rënda korrupsioni, është përmendur si përfitues i drejtpërdrejtë i tenderëve me ndërmjetësimin e Mollës – 1 milion euro në një rast.
Ai ka kërkuar telefonin e gruas për ta paraqitur si provë, por SPAK e kishte sekuestruar më parë për hetime.
Pasuria marramendëse dhe e paqartë:

Redi Molla ka raportuar një pasuri që sfidon çdo logjikë të të ardhurave të një zyrtari publik:

Pasuri të deklaruara që në 2016-ën:

3 apartamente në Itali me vlerë mbi 600,000 euro.
Aksione në kompani ndërtimi në Itali dhe fitime nga shitje biznesesh.
Shuma të mëdha në cash dhe llogari bankare që herë shfaqen me shuma të larta, herë negative


Deklarimet me probleme:

Nuk ka bërë deklarim për vitin 2021.
Ka ndryshime të dyshimta në llogaritë bankare nga viti në vit.
Në deklarimin e fundit (2023), ai shënon “të ardhura të tjera”, pa specifikuar burimin.


Bashkëshortja:

Ka deklaruar gjithashtu pasuri të konsiderueshme, përfshi:
2 apartamente në Tiranë.
Aksione në kompani mediatike.
Të ardhura të mëdha nga paga dhe bonuse, që shkojnë deri në 19 milionë lekë në vit vetëm nga një kompani. Versus.al

Poll