AKTUALITET /

Dosja 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO për ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti se njëri prej 2 avokatëve të zëvendësuar të të pandehurve, kërkoi kohë që të njihej me materialet hetimore.

Shkruar nga Versus
Dosja 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO për ish-drejtorët e
Taulant Tushe dhe Redi Molla

Seanca paraprake për aferën “5D” për të cilën janë marrë të pandehur ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Taulant Tushe është shtyrë për në datën 30 prill.

Shkak është bërë zëvendësimi i dy avokatëve, njëri prej të cilëve kërkoi kohë të njihet me aktet.

Më 3 prill, dosja kaloi për gjykim, ndërsa ish-drejtorëve të akuzuar për përvetësimin e fondeve publike të bashkisë së Tiranës, nuk iu pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar që do të thotë se në rast se gjenden fajtorë nga gjykata, nuk do të përfitojnë ulje dënimi. 

Sipas SPAK, i pandehuri Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të UKT Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në bashki dh eish-kryeinspektorit të IKMT, kanë qenë pronarët “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion sh.p.k” të cilën e kanë përdorur në mënyrë indirekte për të vjelë fondet publike të bashkisë Tiranë në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kohës që Molla ka drejtuar UKT, shoqëria 5D Konstruksion sh.p.k. ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 tendera. Nga ekspertimi i kryer, ka rezultuar se 5D ka përfituar më shumë se 192.7 milionë lekë nga 12 tendera të zhvilluara në mënyrë të kundërligjshme.

Gjithashtu të akuzuarit e tjerë, Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe si zyrtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të bashkisë Tiranë duke e shpallur fituese pavarësisht parregullsive dhe shkeljes së rregullave të prokurimit publik. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: