AKTUALITET /

“Dosja 5D”, SPAK u shton tjetër akuzë ish-dejtorëve të bashkisë Tiranë të arrestuar për korrupsion

Shkruar nga Versus
“Dosja 5D”, SPAK u shton tjetër akuzë ish-dejtorëve
Mariglen Qato dhe Redi Molla

Tiranë- Ish-drejtorëve të bashkisë së kryeqytetit, Mariglen Qatos e Redi Mollës të arrestuar në mars të këtij viti me urdhër të SPAK nën akuzat e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës, u është shtuar edhe akuza e “pastrimit të parave”.

SPAK ka zgjatur me 3 muaj hetimet për dosjen “5D” për të cilën u arrestuan disa zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës nën dyshimet se kishin ngritur kompani fiktive për të marrë tendera publikë, paratë e të cilëve më pas i investonin në blerjen e pronave private për ta dhe familjarët e tyre.

Në muajin korrik të këtij viti, SPAK u komunikoi akuzat dy ish-drejtorëve nën dyshimet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre për Mollën dhe Qaton të cilët sipas hetimeve të SPAK rezultojnë të jenë pronarë ‘defacto’ të kompanisë “5D” e cila ka rezultuar fituese në disa tendera të bashkisë së kryeqytetit.

Në total bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në një hark kohor të 6 viteve nga 2016-ta deri në 2022-in. Ndërsa kompania njihet edhe me emrat e ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas Construction”.

Për skandalin e arrestimit të ish-drejtorëve pati edhe protesta të shumta të organizuara nga opozita e cila ende mblidhet para bashkisë me mbështetësit e saj duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj nga posti që mban duke e akuzuar këtë të fundit si të përfshirë në skemën korruptive të ngritur nga ish-drejtorët e bashkisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: