AKTUALITET /

Drejtësia “vendos” për Liridonën javën e ardhshme. Si bashkëshorti organizoi vrasjen e saj në sy të fëmijëve

Sipas aktakuzës, Plava, befas del përpara makinës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, ndalon dhe fik motorin e makinës dhe në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, e pastaj Naimi me fëmijët ka dalë nga makina dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shkruar nga Versus

Drejtësia “vendos” për Liridonën javën e

Varrimi i Liridona Ademajt, ishte ballafaqimi i fundit i familjes së saj me Naim Murselin i akuzuar për vrasjen e saj.

Pak kohë nga ky moment, Naim Murseli ishte arrestuar e dërguar në paraburgim, si i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij. Javën e ardhshme, familjes së Liridonës, do t’i duhet të përballet edhe njëherë në seancën fillestare ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokalles e Tom Dodajt.

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë, duke treguar se gjykimi mbahet me 27 janar.

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00″.

Pasditen e 29 nëntorit të 2023-s, Naim Murseli pasi darkoi me Liridona Ademaj dhe dy fëmijët e tyre, 4 e 6 vjeçar, pas marrëveshjes paraprake njoftoi Granit Plavën duke i bërë shenjë me dritat e makinës se familja e tyre ishte në rrugë.

Poll