AKTUALITET /

Drejtonte nga burgu aktivitetin kriminal, telefoni i Laert Haxhiut çohet në SPAK për t'u deshifruar

Dyshohet se gjatë qëndrimit të tij në qeli, Laert Haxhiu ka komunikuar me personazhe të tjerë të botës së krimit për të vijuar me aktivitetin e tij kriminal.

Shkruar nga Versus
Drejtonte nga burgu aktivitetin kriminal, telefoni i Laert Haxhiut çohet
Momenti kur RENEA mori në dorëzim Laert Haxhiun nga autoritetet greke, 3 korrik 2024

Menjëherë pas sekuestrimit të celularit të Haxhiut në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, celulari është sjellë në laboratin digjital të Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të zbërthehet për të parë komunikimet e “të fortit” të Lushnjes.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”, ndërkohë që pas ekstradimit nga Greqia do të gjykohet veçmas edhe si drejtues i një grupi kriminal që ka kryer 17 ngjarje të rënda kriminale në vendin tonë, që u rrëfyen nga bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani. 

SPAK dyshon se Laert Haxhiu gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës ka patur komunikime me elementë kriminalë duke vijuar aktivitetin edhe nga qelia. Po ashtu, kjo mund të jetë nje arsye që për Haxhiun të kërkohet izolimi i tij në regjimin e ashpër 41 Biss.

Haxhiu përshkruhet nga Tafani si personazh të cilit edhe shokët e tij ia kishin frikën dhe shpesh ankoheshin se i fuste në telashe. Gjatë dëshmisë së tij në GJKKO, i penduari i drejtësisë përfshiu edhe Qamil Haxhiun, babain e të dënuarit si një prej personave që u kishte dërguar paratë si shpërblim për një vrasje të urdhëruar nga një i njohur i Laert Haxhiut. Versus.al

Poll