AKTUALITET /

‘Dua drejtësi’/ Plagosja në shkollë, flet babai i 17-vjeçarit: Nuk do e çoj më në shkollë. Nuk ka më siguri

Shkruar nga Versus

‘Dua drejtësi’/ Plagosja në shkollë, flet babai i

Babai i 17-vjeçarit, i cili u plagos nga një bashkëmoshatar në një shkollë të mesme në Fier ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Për mediat, Vasil Xhafaj, babai i 17-vjeçarit ka deklaruar se kur e ka parë të birin që ishte plagosur ka vënë duart në kokë, ndërsa po ashtu, ai thotë se nuk ka qenë në dijeni për konfliktin, pasi po ta dinte do të kishte reaguar.

“Jam nisur së bashku me çunin nga shtëpia nga ora 8. Unë për në punë, djali për në shkollë. Pa shkuar akoma në punë më njoftoi mësuesja dhe tha se djali është goditur pak djali. Urgjentisht shkoj te urgjenca e Cakranit, atje vura duart në kokë. Asgjë nuk mora vesh si ndodhi ngjarja, më shumë dini ju se unë.

Dua drejtësi në vend. I kërkoj Edi Ramës mos të kërkoj llogari vetëm në Tiranë, por edhe në Cakran. Se sot është djali im, nesër është një tjetër. Nuk do e çoj më në shkollë. Nuk ka më siguri, jo vetëm këtu, por edhe në Fier“, tha babai i djalit të plagosur.

Ai kërkoi drejtësi dhe më shumë llogari nëpër shkolla, ndërsa shprehet i pasigurt, duke thënë se nuk do ta çojë djalin në shkollë.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë një 14-vjeçar u vra me thikë në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë nga një bashkëmoshatar.

Poll