AKTUALITET /

Dumani përplaset me ‘krahun e tij të djathtë’ për atentatin ndaj biznesmenit, njëri pretendon se shënjestër ishte djali

Shkruar nga Versus
Dumani përplaset me ‘krahun e tij të djathtë’
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha

Vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë, ka vijuar sot me dëshmitë e tij në procesin gjyqësor që po zhvillohet për dosjen ‘Plumbi i Artë’. Këtë herë teksa rrëfente porosinë për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Lulzim Masha, i cili i shpëtoi atentatit të ndodhur më 18 janar të 2022-it, u përplas me ish-kraun e tij të djathtë Henrik Hoxha.

Dumani pretendoi në seancë se porosinë për vrasjen e Mashës e kishte marrë nga i shumëkërkuari Suel Çela i cili i kishte rrëfyer se i duhej kjo gjë për persona të tjerë. Henrik Hoxha pretendoi se porosia ishte marrë për të vrarë djalin e Lulzim Mashës, ndërsa Dumani pretendoi të kundërtën.

Henrik Hoxha: Arsyen pse e kemi marrë porosinë për vrasjen e djalit të Mashës do e tregojë herë tjetër. Kur të vinte do bëhej goditja, kishte 200 mijë euro me vete. Lekët që kishte ne vete nëse do merreshin ishin ekstra nga pagesa që ishte bërë për vrasje. Unë kam qenë vetëm në pritje për vrasjen e djalit. Hynte dhe dilte në maqedoni, si ishte aty. Kemi ndenjur disa muaj në pritje. Do ta them më vonë shkakun, në mungesë të djalit ishim të detyruar të vrisnim Lulzimin.

Nuredin Dumani: Kur e kam marrë pagesën kam qenë në Kosovë. Nuk më kujtohet nga kush e kam marrë pagesën. Henrikun e mam porositur nga Kosova, me sa mbaj mend e kam marr në telefon. “Matrix” e kam marrë sapo ka dalë, në 2021 me sa mbaj mend. Pseodonimi im në spak ka qenë “alkatraz”, “toto rino”, “kovid 19”. Henrikut ia kisha vënë “baftjari”, se di si e ka pas ai. Fillimisht porosinë e kam marrë nga Suel Çela. Porosia ka qenë për vrasjen e Lulzim Mashës. Më ka takuar disa herë Aleksandër Baho në Kosovë. E kanë kaluar njëherë pa e regjistruar, me sa më kujtohet. Një herë ka ardhur me cls, një herë me a4 ose a5 njëherë me një makinë me targa angleze. Herën e fundit ka nejt një herë me mua. Suel Çela ma ka dhënë direkt porosinë për Lulzim Mashën, më tha e kam për persona të tjerë. Kam komunikuar për këtë ngjarje me Bahon, me matrix ose sky nga 2021 e këtej. Fillimisht lidhje kontakti ka qenë një miku im në durrës, Fatmir Troplini. Shkonte një robi i tij Xhino Roka takonte Fatmirin, merrte mallin, e pyet a ka gjë me ne Nuredini, aty la një kontakt timin dhe aty jemi lidhur me Suelin. I ati i Suelit dhe me të atin e bahos shokë fëmijërie.

Më tej, vrasësi me pagesë Dumani zbuloi detajet lidhur me pjesën e organizimit të atentatit.

“Unë dhashë porosi, organizimin e bëri Henriku. Për këtë punë i kam dhënë golf 4, dy armë, një uzi pistol, dhe një pistoletë 9 mm. Uzin e kisha me vete dhe pistoletën kur erdha nga Kosova, e kam marrë aty. Golfin ia mora mikut tim në durrës Fatmir Troplinit. Se di kur e ka organizuar Henriku, më thoshte e kam gati kushe, një javë”- deklaroi i penduari i drejtësisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: