Përgjatë tre ditëve, konkretisht më 9, 10 dhe 11 maj, Durrësi, Tirana dhe Vlora do të mirëpresin një prej eventeve më të mëdha të çiklizmit botëror.
“Giro d’Italia” vjen për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë këtyre datave, tre qytetet do të shndërrohen praktikisht në “pista garash” duke i vendosur rrugët në dispozicion të 180 çiklistëve profesionistë nga e gjithë bota.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Për herë të parë në histori… GIRO D’ITALIA vjen në SHQIPËRI Një nga ngjarjet më të mëdha të çiklizmit botëror do të zhvillohet në datat 9, 10 dhe 11 Maj në Durrës, Tiranë dhe Vlorë.
180 çiklistë profesionistë, kampionë nga e gjithë bota, do të garojnë në rrugët tona, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e sportit dhe emocioneve globale”- shkruan kreu i qeverisë. Versus.al








