AKTUALITET /

Dy vëllezër gjenden të vdekur brenda banesës

Raportohet se viktimat ishin të moshës rreth 90 vjeçare dhe jetonin të vetëm.

Shkruar nga Versus

Dy vëllezër gjenden të vdekur brenda banesës

Fier- Dy vëllezër të moshuar janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në fshatin Çorrush të Mallakastrës.

Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të dy vëllezërve, ndërsa një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.

Vëllezërit rreth moshës 90 vjeçare jetonin vetëm, ndërsa po hetohet për të përcaktuar nëse vdekja ka qenë për shkaqe natyrale. Në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune. Versus.al

Poll