AKTUALITET /

Dyshime për tendera korruptivë, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, për herë të dytë në SPAK

Shkruar nga Versus

Dyshime për tendera korruptivë, kreu i Komisionit të Prokurimit

Jonaid Myzyri kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kjo është hera e dytë që Myzyri thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm lidhur me disa tendera publikë të dyshuar si korruptivë.

Më 20 shkurt të këtij viti, Myzyri nuk dha sqarime para mediave teksa doli nga ambientet e SPAK ku ishte marrë në pyetje për rreth 2 orë. Burime bëjnë me dije se marrja e tij në pyetje lidhet me ankimet e bëra mbi procedura tenderuese ku dyshohet për marrëveshje të fshehta paraprake mes komisionit dhe firmave fituese.

Mësohet se mbi 20 praktika tenderuese janë në në verifikim nga prokuroria. Myzyri e mban këtë post që prej vitit 2021. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: