AKTUALITET /

Dyshohet se vrau dy vëllezërit Bardhi, Prokuroria e Tiranës kërkon burgim të përjetshëm për Roland Pulajn

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2020 në fshatin Gramëz të Krujës ky dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov dhe ndërruan jetë rrugës për në spital.

Shkruar nga Versus
Dyshohet se vrau dy vëllezërit Bardhi, Prokuroria e Tiranës
Gramoz dhe Xhentil Brahaj, Roland Pulaj

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Roland Pulajn pasi dyshohet se është autori i vrasjes së dy vëllezërve Gramoz dhe Xhentil Bardhi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2020 në fshatin Gramëz të Krujës ky dy vëllezërit u qëlluan me kallashnikov dhe ndërruan jetë rrugës për në spital.

Pas vrasjes autori i dyshuar, Pulaj është larguar me makinë e cila u gjet më pas te pompat e ujit në fshatin ku ndodhi ngjarja.

Pula në kërkimin nga policia e Krujës njihet dhe më parë si person me prencedentë penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2018 ai është arrestuar dhe tetor të 2010 ai u dënuar nga gjykata e Krujës me 6 muaj burgim për akuzën e “kanosjes” me armë, 4 muaj burgim për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe 2 vjet burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” në total me 2 vite burgim.

Këtë masë dënimiPula e ka kryer gjatë qëndrimit në ambjentet e paraburgimit në Fushë-Krujë, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të tij, në muajin nëntor 2010./Versus.al

 

Poll