Live Updates /

Ambasadori amerikan në NATO takohet me Ramën, viziton bazën e Kuçovës: Shqipëria, nyje logjistike

*Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker po zhvillon së fundmi një tur në rajonin e Ballkanit ku është takuar me udhëheqës të ndryshëm. *Sot mbërriti në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama. Kryetemë e takimit të tyre kanë qenë përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë. *Më pas Whitaker nën praninë e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi vizitoi bazën ajrore të Kuçovës dhe tha se Shqipëria do të shihet si nyje logjistike e NATO-s në rajon.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
3 ORE ME PARE

Ambasadori i SHBA në NATO dhe ministri Nufi, vizitojnë bazën ajrore të Kuçovës

Ambasadori amerikan në NATO takohet me Ramën, viziton bazën e

Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi inspektuan bazën ajrore të Kuçovës e cila u rinovua falë fondeve të NATO-s.

Në faqen e ambasadës në rrjetet sociale shkruhet se diskutimet mes Nufit dhe Whitaker u përqendruan në aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë nyje logjistike e NATO-s në rajon.

“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”- shkruan ambasada e SHBA. Versus.al

3 ORE ME PARE

Rama takohet në kryeministri me ambasadorin e SHBA në NATO: Folëm për samitin që mbahet vitin e ardhshëm

Ambasadori amerikan në NATO takohet me Ramën, viziton bazën e
Rama dhe Whitaker

Pas Serbisë e Kosovës, ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker mbërriti edhe në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë.

Rama tha se gjatë takimit u fol lidhur me partnerin strategjik mes Shqipërisë e SHBA dhe për samitin e NATO-s që mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake, forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”- shkruan Rama. Versus.al

Poll