AKTUALITET /

E rëndë / 16-vjeçari plagoset me thikë në shkollë në Ferizaj, arrestohet agresori nga Shqipëria

Adoleshenti është sulmuar brutalisht me thikë nga tre persona në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi”.

Shkruar nga Versus

E rëndë / 16-vjeçari plagoset me thikë në
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën, më 27 prill 2025, në qytetin e Ferizajt, ku një 16-vjeçar është sulmuar brutalisht me thikë nga tre persona në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima me inicialet F.V., pas një mosmarrëveshjeje të çastit, është qëlluar me thikë, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Fillimisht, ai është trajtuar në emergjencën e Ferizajt dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një nga të dyshuarit, shtetasin shqiptar me inicialet M.D., rreth orës 12:30 të ditës së hënë, në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj. Gjatë kontrollit trupor, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në sulm.

Me urdhër të prokurorit të rastit, M.D. është ndaluar për 24 orë ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy të dyshuarve të tjerë janë në vijim.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: