AKTUALITET /

Shqiptarët bëjnë "luftë" në Zvicer, policia del në rrugë me artileri të rëndë

Pas plagosjes së një 31-vjeçar me origjinë nga Kosova, zona përreth ishte e rrethuar dhe nën mbikëqyrje. Në hyrje të qytetit Brugg AG ka kishte policë me mitralozë. Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se ka arrestuar përkohësisht dy persona si të dyshuar për përfshirje në incident: një shtetas zviceran 24-vjeçar dhe një tjetër person me origjinë nga Kosova.

Shkruar nga Versus

Shqiptarët bëjnë "luftë" në Zvicer, policia

Një grindje që shpërtheu të shtunën pasdite në qytetin Brugg AG, Zvicër, përfundoi me të shtëna armësh dhe një person të plagosur. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në një parking, ku nga një automjet tip BMW u qëllua drejt një makine tjetër, një Skoda, në të cilën ndodheshin dy persona.

Shqiptarët bëjnë "luftë" në Zvicer, policia

Njëri prej tyre, një 31-vjeçar me origjinë nga Kosova, mbeti i plagosur dhe u transportua menjëherë në Spitalin Kantonal të Badenit. Në momentin e pranimit në urgjencë, spitali ishte nën masa të forta sigurie, me dhomën e emergjencës të ruajtur nga policia. Sipas raportimeve të gazetës Blick, kjo u bë për të garantuar sigurinë e viktimës, përderisa rrethanat e ngjarjes ishin ende të paqarta.

Ngjarja shkaktoi shqetësim të madh në qytet, me forcat policore të vendosura në hyrje të Brugg AG, të pajisura madje edhe me mitralozë. Zona ku ndodhi incidenti u rrethua dhe u vu nën mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet.

Shqiptarët bëjnë "luftë" në Zvicer, policia

Të dielën në mëngjes, Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se ka arrestuar përkohësisht dy persona si të dyshuar për përfshirje në incident: një shtetas zviceran 24-vjeçar dhe një tjetër person me origjinë nga Kosova. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për moshën e të dyshuarit të dytë apo nëse të dy ndodheshin në të njëjtën makinë.

Shqiptarët bëjnë "luftë" në Zvicer, policia

Ndërkohë, Zyra e Prokurorisë Publike ka nisur një procedim penal dhe hetimet për të sqaruar motivet, rrjedhën e saktë të ngjarjes dhe nëse ka lidhje me ndonjë ngjarje tjetër, janë në vazhdim.

Shqiptarët bëjnë "luftë" në Zvicer, policia

Autoritetet kanë kërkuar durim nga publiku dhe kanë premtuar transparencë sapo të kenë më shumë informacion të verifikuar. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka rritur shqetësimin për sigurinë në qytet.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: