AKTUALITET /

U takua me drejtor policie dhe shefa komisariatesh? SPAK sekuestro kamerave të qelisë së ish-shefit të Qarkullimit

Shkruar nga Versus
U takua me drejtor policie dhe shefa komisariatesh? SPAK sekuestro kamerave
Roven Zeka

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar pamjet filmike nga blloku i sigurisë në Tiranë ku po mbahet i paraburgosur shefi i qarkullimit Rrugor Roven Zeka i cili u arrestua disa ditë më parë për korrupsion pasiv.

Dyshohet se me Zekën u takuan disa zyrtarë sigurie, mes tyre edhe 3 shefa komisariatesh. Sekuestrimi i kamerave është bërë me qëllim identifikimin e personave që takuan Zekën, pasi dyshimet janë se është takuar edhe një drejtor policie me të.

Prokuroria e Posaçme nëpërmjet përgjimeve ndaj një personi nën hetim arriti të zbulonte se Zeka dhe shefi i sektorit të aksidenteve, Sokol Novaku kishin marrë 2 mijë euro ryshfet për të shpëtuar nga arrestimi, gruan e tij e cila ishte përfshirë në një aksident automobilistik më 16 prill. Arrestimi i tyre u bë më 19 prill, ndërsa u raportua se Zeka tentoi të largohej nga agjentët e BKH. Për të përgënjeshtruar pretendime të tilla, vetë Zeka postoi një video të momentit kur së bashku me Novakun paraqiteshin në drejtorinë e policisë vendore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: