Itali- Një 43 vjeçar shqiptar është arrestuar në provincën e Venedikut nën akuzën e tentativës së vrasjes ndaj gruas së tij.
Tragjedia u parandalua falë ndërhyrjes së djalit të tyre 15 vjeçar. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari fillimisht e kishte sulmuar bashkëshorten duke e shtyrë, më pas e kërcënoi se do ta vriste dhe u përpoq ta digjte duke e spërkatur me benzinë.
Në këtë moment ndërhyri 15 vjeçari i cili fshehu çakmakun për të mos e lënë 43 vjeçarin të kryente krimin. Gruaja telefonoi karabinierët të cilët mbërritën shpejt dhe e arrestuan shqiptarin. Sipas burimeve, prej 20 vitesh martesë çifti kishte patur shpesh herë konflikte dhe raste dhune. Versus.al

