Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 pranë bulevardit “Qemal Stafa” ku një adoleshent ka humbur jetën.
Mësohet se 17 vjeçari, Leonardo Shametaj është përplasur për vdekje në rrugë nga një makinë tip "Porsche" që drejtohej nga një person në gjendje të dehur.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar shoferin Hait Bajramaj. Burime bëjnë me dije se mjeti që drejtonte shoferi i dehur ka qenë duke ecur me shpejtësi shumë të madhe ndërkohë që i riu po qarkullonte me motor.
Prindërit e të miturit kanë pritur pranë spitalit për orë të tëra duke u ankuar se nuk po u jepej trupi i pajetë i adoleshentit të ndjerë. Versus.al
