AKTUALITET /

EMRAT/ Krim brenda familjes në Durrës, djali godet me thikë për vdekje babain 70-vjeçar

Sipas burimeve nga policia, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Krim brenda familjes në Durrës, djali godet me thikë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Durrës, ku Marjan Kodheli ka goditur me thikë dhe ka vrarë babain e tij, 70-vjeçarin Pjetër Kodheli.

Sipas burimeve nga policia, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. I moshuari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se i riu kishte shfaqur edhe më herët sjellje agresive./Versus.al

Poll