AKTUALITET /

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, 63 vjeçari vr*t me thikë 42 vjeçarin pas një konflikti banal (EMRAT)

Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Shkruar nga Versus

Tjetër ngjarje e rëndë në vend, 63 vjeçari vr*t me

Një tjetër vrasje është regjistruar ditën e sotme.

Së fundmi, policia bën me dije se në lagjen e Kalasë së Beratit, 63-vjeçari Kristo Mema me precedent të mëparshëm kriminal ka goditur me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha duke e lënë të vdekur.

Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.


Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Versus.al

Poll