AKTUALITET /

“Ej policia”, njëri vëzhgonte rrugën, tjetri transportonte 60 kg drogë! Arrestohen 2 trafikantët në Fushë-Krujë (VIDEO)

Droga ishte e ndarë në 6 thasë të ndryshëm ndërsa për këtë veprimtari kriminale është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tretë i dy të arrestuarve.

Shkruar nga Versus
“Ej policia”, njëri vëzhgonte rrugën, tjetri
Momenti i arrestimit të njërit prej trafikantëve dhe droga e sekuestruar

Fushë Krujë- Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi policia gjeti 60 kg kanabis të ndarë në 6 thasë të ndryshëm.

Në pranga kanë rënë 35 vjeçari Kujtim Ujkaj në makinën e të cilit ishte fshehur droga, si dhe bashkëpunëtori i tij Abdurrahman Rizvani i cili vëzhgonte rrugën për ta sinjalizuar shokun e tij në rast të pranisë së forcave policore.

Operacioni i ndalimit u krye pranë një lokali në fshtin Luz, ndërsa është shpallur në kërkim 28 vjeçari S.D po ashtu i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Versus.al

 
Poll