
Personi që shihni në foto është Frrok Lleshaj, 65 vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në Vaun e Dejës. Pas ngjarjes, u mësua se viktima kishte mbajtur më parë edhe detyrën e efektivit të policisë deri në vitin 1994.
Më pas u akuzua se kishte kryer një vrasje për të cilën u arrestua më 1995, por arriti të arratisej nga burgu falë trazirave të vitit 1997. Lleshaj u arrestua më vonë dhe në 2006 gjykata e Shkodrës e dënoi përfundimisht me 25 vite burg nën akuzën se kishte vrarë kushëririn e tij.
Lleshaj nuk e pranoi asnjëherë një gjë të tillë, ndërsa u lirua nga burgu në vitin 2023. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e tij, mbetet ajo e hakmarrjes, por policia po heton edhe drejtime të tjera të mundshme rreth aktivitetit të tij pas daljes nga burgu në 2023-in. Versus.al







