AKTUALITET /

Gjakmarrje? Detaje nga ekzekutimi në Vaun e Dejës, viktima i dënuar më parë për vrasje! Kush është 65-vjeçari që gjet në rrugë nga kalimtarët

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i viktimës është zbuluar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Shkruar nga Versus

Gjakmarrje? Detaje nga ekzekutimi në Vaun e Dejës, viktima i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, në Vau të Dejës, ku një burrë 65-vjeç, Frrok Lleshi, është gjetur i pajetë në rrugë, rreth orës 21:00.

Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Trupi i pajetë i viktimës është zbuluar nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Burime pranë hetuesve bëjnë me dije se Frrok Lleshi ka qenë më parë i dënuar për vrasje, dhe një nga pistat kryesore të hetimit është gjakmarrja.

Policia lokale ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Hetimet janë në vijim dhe ende nuk ka persona të ndaluar në lidhje me këtë krim. 

Njoftimi i Policisë

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /Versus.al

Poll