AKTUALITET /

Ekzekutoi Vladimir Topjanën përpara fëmijëve, Gjykata liron babain e vrasësit pas sherrit që përfundoi në tregjedi

Pas krimit, autori u largua me një mjet tip Audi të bardhë, por u arrestua brenda pak orësh nga policia italiane. Në kuadër të hetimeve u ndalua edhe i ati i tij, Pren Shota, për të cilin tashmë është vendosur një masë më e butë sigurie.

Shkruar nga Versus

Ekzekutoi Vladimir Topjanën përpara fëmijëve, Gjykata liron

Gjykata e Apelit në Itali ka vendosur të lirojë nga burgu Pren Shotën, babain e Roger Shotës, autorit të dyshuar të vrasjes së Vladimir Topjanës, ngjarje e ndodhur më 6 prill në Fontanafredda. Vendimi i gjykatës parashikon që 43-vjeçari të qëndrojë në arrest shtëpie, në banesën e tij në zonën e Saciles.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pas një sherri të ashpër mes Vladimir Topjanës dhe babë e bir Shota, në një lokal ku po ndiqnin një ndeshje futbolli. Konflikti verbal agravoi në përdorimin e armës së zjarrit nga Roger Shota, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar tre herë mbi bashkatdhetarin e tij, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Tragjedia ndodhi në prani të djalit adoleshent të viktimës.

Pas krimit, autori u largua me një mjet tip Audi të bardhë, por u arrestua brenda pak orësh nga policia italiane. Në kuadër të hetimeve u ndalua edhe i ati i tij, Pren Shota, për të cilin tashmë është vendosur një masë më e butë sigurie.

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi komunitetin shqiptar në Itali. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: