Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku babai dhe dy persona të tjerë kanë marrë peng ish të dashurin e vajzës dhe e kanë dhunuar.
Tre shtetasit, banues në Tiranë, kanë marrë 22-vjeçarin dhe e kanë futur në makinë duke u nisur drejt Shëngjergjit.
Në këtë fshat është ushtruar dhunë fizike mbi të riun.
Efektivët e Komisariatit numër 1, pas ngjarjes, kanë arrestuar autorët, të identifikuar si Erlind Kukolli, Agim dhe Arjan Çulhaj, të cilët do të hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim./ Versus.al







