Tiranë- Personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Kozak Braçi është shoqëruar nga policia e komisariatit numër 4 në kryeqytet pas publikimit të një videoje ku shfaqej duke mësuar turistët e huaj që të hidhnin në tokë mbeturinat.
Në video, shfaqet 32 vjeçari Braçi teksa hedh mbeturina nga dritarja e mjetit ku ishte pasagjer dhe ndërkohë këtë gjë ua sugjeron edhe turistëve të huaj që ndodheshin në sediljen e pasme të makinës.
Policia njofton se TikTok-eri është gjobitur me 100 mijë lekë dhe pas shoqërimit në komisariat është lënë i lirë.
Më herët Kozak Braçi është bërë shpesh herë temë e mediave për shkak të ngjarjeve të ndryshme ku ishte përfshirë si pasojë e konflikteve në rrjetet sociale. Versus.al







