AKTUALITET /

Pezullim dhe të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës, KPA merr vendimin për prokuroren Elona Alvora

Shkruar nga Versus
Pezullim dhe të rikthehet në Shkollën e Magjistraturës, KPA
Elona Alvora

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur të pezullojë për një vit nga detyra prokuroren Elona Alvora, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), i cili e kishte konfirmuar në detyrë më 7 qershor 2022.

Sipas vendimit të sotëm të trupës gjykuese të kryesuar nga Ina Rama, Alvora duhet të ndjekë një program trajnimi në Shkollën e Magjistraturës, pasi gjatë procesit të rivlerësimit u evidentuan mangësi në aftësitë profesionale, të cilat mund të përmirësohen përmes kualifikimit të mëtejshëm.

Aktualisht prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës, Alvora ishte konfirmuar në detyrë nga KPK, por vendimi ishte apeluar nga Komisioneri Publik.

Ky i fundit argumentoi se procesi i hetimit nga KPK kishte qenë i paplotë, dhe kërkoi një rivlerësim më të thelluar të kritereve profesionale, pasi përfundimet e Komisionit nuk mbështeteshin plotësisht në provat e administruara./Versus.al

Poll