AKTUALITET /

EMRAT/ Dy të rinj grabisin karburantin në Sukth me automjet të vjedhur, hapin zjarr ndaj policisë! Një i plagosur!

Sipas njoftimit zyrtar, autorët kishin marrë një automjet në Durrës më 20 gusht dhe vetëm pak orë më vonë e përdorën për të kryer grabitjen e një karburanti në Sukth, duke marrë xhiron ditore.

Shkruar nga Versus

EMRAT/  Dy të rinj grabisin karburantin në Sukth me automjet të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Durrës–Tiranë, pranë Sukthit, ku dy persona grabitën një karburant duke përdorur një automjet të vjedhur dhe më pas hapën zjarr ndaj policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, autorët kishin vjedhur një automjet në Durrës më 20 gusht dhe vetëm pak orë më vonë e përdorën për të kryer grabitjen e një karburanti në Sukth, duke marrë xhiron ditore.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, automjeti i dyshuar u pikas nga shërbimet e policisë në autostradën Durrës–Tiranë. Gjatë ndjekjes, autorët hapën zjarr me kallashnikov ndaj efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën.

Si pasojë e përplasjes, automjeti doli nga rruga dhe njëri prej grabitësve, 28-vjeçari Ardit Domi nga Shijaku, mbeti i plagosur dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij, Lorenc Çali u neutralizua dhe u vu në pranga nga forcat e rendit. Në vendngjarje policia sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët kanë qenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale në zonë.

Njoftimi i policisë

Durrës

Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.

Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi Ardit  Domi, 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

Poll