Ora 07:50 e mëngjesit solli panik dhe tension në zonën e Alliasit në Tiranë, e cila u trondit nga të shtëna me armë zjarri. Një konflikt mes dy fqinjëve ka degjeneruar në dhunë, duke lënë të plagosur një 31-vjeçar.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i riu Sandrino Baci ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa autori i dyshuar Korado Teodori është shpallur në kërkim. Zyrtarisht, motivet e konfliktit nuk janë konfirmuar, por burime paraprake flasin për një përplasje të nisur për motive personale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët e zonës, ndërkohë që forcat e rendit kanë shtuar prezencën në Allias për të garantuar sigurinë.







