AKTUALITET /

EMRAT/ Mëngjes i zjarrtë në Shkodër, shpërthim tritoli dhe dy makina të djegura brenda pak orëve

Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër, ndërsa një sasi tritoli është hedhur ndaj një banese. Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme në qytetin e Shkodrës.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Mëngjes i zjarrtë në Shkodër, shpërthim tritoli

Dy makina janë djegur gjatë natës në Shkodër, ndërsa një sasi tritoli është hedhur ndaj një banese.

Ngjarjet kanë ndodhur në dy lagje të ndryshme në qytetin e Shkodrës.

Makinat "Benz" dhe "BMW" që ishin në pronësi të Erdi Krajës janë djegur rreth orës 03:32 në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

“Rreth orës 03:32, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit E. K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.”, njofton policia e Shkodrës.

Ndërsa  është hedhur një sasi e vogël plasëse pranë banesës së shtetasit Robert Gera në lagjen “Mark Lula” rreth orës 03:36. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Ndërkohë për hedhjen e lëndës eksplozive në banesë policia dyshon se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale por me një skemë për të përfituar azil jashtë Shqipërisë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë   vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Poll