AKTUALITET /

EMRAT/ Nga Vlora në Fushë Krujë për të vjedhur 55 mijë euro dhe flori, prangosen dy vëllezër. Pamjet e arrestimi

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme dy vëllezër, Santiago dhe Sebastjan Dalipaj, të cilët kishin vjedhur në një banesë në zonën e Fushë Krujës, 55 mijë euro dhe aksesorë floriri.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Nga Vlora në Fushë Krujë për të vjedhur 55

Nga Vlora kishin shkuar në Fushë Krujë për të vjedhur një banesë.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme dy vëllezër, Santiago dhe Sebastjan Dalipaj, të cilët kishin vjedhur në një banesë në zonën e Fushë Krujës, 55 mijë euro dhe aksesorë floriri.

Policia e Tiranës:

Krujë/Vodhën shumën 55 000 euro dhe aksesorë floriri në një banesë, arrestohen dy vëllezërit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Survejimi", nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.

Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.

Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Survejimi".

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: