AKTUALITET /

EMRAT/ Shmangën taksat për miliona euro investime në Itali, nën hetim 7 shqiptarë! SPAK: Kontrolle në 4 qytete të vendit

Në Shqipëri janë zhvilluar kontrolle në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Vlorë ku dyshohet se personat e vënë nën hetim kishin investuar me të ardhura të paligjshme.

Shkruar nga B.V

EMRAT/ Shmangën taksat për miliona euro investime në Itali,

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në bashkëpunim me Antimafian italiane, ka goditur një grup kriminal shqiptar në Itali që kishte mashtruar me taksat duke shmangur pagesën për 13.5 mln eurove investim përgjatë 12 viteve.

Në kuadër të operacionit, janë vënë nën hetim 7 shqiptarë, ndërsa në krye të grupit akuzohet se qëndronte Eulent Kamami.

Personat nën hetim:

Eulent Kamami

Gazment Koçiu

Redon Marku

Samir Houjeiri

Eros Gjona

Orkes Kamami

Albiona Zaj

SPAK njofton se janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë ku është zbuluar një investim prej 13.5 milionë eurove në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenzes, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë. Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme. Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thuhet në njoftimin e SPAK në platformën “X”.

Kontrollet në qytetet e Shqipërisë janë kryer në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Ndërsa dyshohet se pjesëtarët e grupit dyshohen për blerjen me të ardhura të paligjshme të 31 bizneseve, mes tyre hotele, makina me qira dhe aksionet e një klubi amator futbolli në Ischia.

Paratë e pista sipas Antimafias përveç rasteve të investuara bizneset që janë radhitur më poshtë, janë riinvestuar nga të dyshuarit në mallra luksi. Kontrollet u kryen edhe me përdorimin e qenve, njësitë e qenve cash në Bolonja, Rimini dhe Firence. Janë një sërë restorantesh e hotelesh që po kalojnë në sitë, ku shumica prej tyre janë në pronësi të shqiptarëve:

Osteria del Proconsolo,

Il Cavallino,

Gustavino Enoteca Ristorante,

Braceria dei Tre Amici,

Ponte Vecchio,

Osteria del Fiore Ristorante Pizzeria,

Bisteccheria Santa Croce,

Trattoria de Pitti, Orcagna,

Hosteria Antico Bottaio,

Sasso di Dante,

Santa Maria Novella,

Casa del Vin Santo,

Osteria da Caterina,

Locanda Fiorentina,

Trattoria Giovanni,

Lo Spuntino di Pesce,

Museo della Bistecca,

Osteria San Fiorenzo,

Borgo Saccardi,

Tre Pepi,

Osteria Le Pietre Bisteccheria,

La Tenda Rossa (ex Rossopomodoro),

Cimatori 30 Osteria,

Il Caminetto, Palapa,

l’hotel Ferdinando II De’ Medici,

il bed & breakfast Black 5 Florence. Versus.al

Poll