AKTUALITET /

EMRI/ Edhe një tjetër prokurore për hetimin e 'Dosjes 5D'

Burime jo zyrtare konfirmuan se pothuajse të gjithë të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Shkruar nga Versus

EMRI/ Edhe një tjetër prokurore për hetimin e 'Dosjes

Pjesë e hetimit dhe përfaqësimit të organit të akuzës për dosjes “5D” të drejtorëve Bashkiakë, veç Klodian Brahos, bëhet edhe prokurorja e posaçme Anita Jella.

Zyrtarizimi i saj u bë këtë të mërkurë në seancën e parë paraprake, e cila u paraqit krah Brahos.

Seanca u shty për më datë 28 janar në orën, për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve.

Burime jo zyrtare konfirmuan se pothuajse të gjithë të pandehurit do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

SPAK përcolli dhjetorin e kaluar kërkesën në Gjykatë për nisjen e gjykimit ndaj zyrtarëve, ndërsa njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake.

Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës dhe 5 të tjerë ish zyrtarë, janë dërguar për gjykim në GJKKO si bashkëpunëtorë në një skemë që sipas SPAK është korrupsioni dhe pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë 5 D Konstruksion./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: