AKTUALITET /

EMRI/ Ekzekutimi në Ndroq, autori pasi e qëlloi me armë brenda lokalit, iku me një ‘Benz’ të zi

Shkruar nga Versus

EMRI/ Ekzekutimi në Ndroq, autori pasi e qëlloi me armë brenda

Alfred Dedja është ekzekutuar pasditen e sotme në Ndroq.

Ai është qëlluar me armë brenda një lokali të njohur në këtë zonë, ndërsa duket se ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave të para, autori i është afruar në këmbë e ka qëlluar për vdekje objektivin e tij, dhe më pas është larguar me një makinë ‘Benz’ të zi.

Këto detaje janë dhënë nga dëshmitarë okularë të ngjarjes, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.

Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorët, pasi besohet se në krim kanë marrë pjesë të paktën dy veta.

Policia ka ngritur postblloqe të shumta në këtë zonë, duke bllokuar të gjitha rrugët dalëse, ndërsa po bëhen kontrolle të shumta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

EMRI/ Ekzekutimi në Ndroq, autori pasi e qëlloi me armë brenda EMRI/ Ekzekutimi në Ndroq, autori pasi e qëlloi me armë brenda  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: