AKTUALITET /

EMRI/ Atentati në Vlorë, identifikohet viktima, u qëllua me breshëri. Pamjet nga vendi i krimit

Shkruar nga Versus

EMRI/ Atentati në Vlorë, identifikohet viktima, u qëllua me

 

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Novoselë të Vlorës.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se, viktimë ka mbetur Kristian Marku, 30 vjeç, nga Mamurrasi.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

 

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Poll