AKTUALITET /

Emri i tij në telefonin e hakerit që sulmoi kompjuterat e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve sërish në Prokurorinë e Posaçme

Shkruar nga Versus
Emri i tij në telefonin e hakerit që sulmoi kompjuterat e SPAK,
Momenti kur Agim Ismailaj hyn në SPAK

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme. Kjo është hera e dytë që Ismailaj shkon në Prokurorinë e Posaçme. Hera e parë ishte në 1 maj të këtij viti kur u mor në pyetje pasi SPAK zbuloi se emri i tij përmendej në telefonat e të arrestuarve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj të cilët po hetohen për hakerimin e kompjuterave të prokurorëve të SPAK.

Ende nuk dihet për cilën arsye është paraqitur sot Ismailaj në SPAK. Në maj, Ismailaj u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni pasi emri i tij rezultoi në telefonin e hakerit Arnold Rrokaj i cili tentoi të sulmonte kompjuterat e SPAK. Rrokaj pasi u mor në pyetje nga hetuesit u shpreh se e kishte bërë veprimin thjesht për kuriozitet dhe jo për ndonjë qëllim të caktuar. Versus.al

Poll