AKTUALITET /

Gjyqi për aferën 5D të ish-drejtorëve të Tiranës, Mazniku paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Në kohën kur dyshohet se janë kryer veprat penale, Mazniku ka mbajtur postin e nënkryebashkiakut të Tiranës.

Shkruar nga Versus

Gjyqi për aferën 5D të ish-drejtorëve të Tiranës,

Ish-ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore, Arbjan Mazniku ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme ku do të marrë pjesë në procesin gjyqësor për atë që njihet si “afera 5D” për të cilën janë marrë të pandehur disa ish-drejtorë të bashkisë Tiranë që dyshohet se kanë përvetësuar fondet publike.

Deputeti asokohe ka mbajtur postin e nënkryebashkiakut të Tiranës dhe për këtë është thirrur si dëshmitar për t’u dhënë përgjigjie pretendimeve që mund të kenë avokatët mbrojtës të ish-drejtorëve të bashkisë.

Në procesin gjyqësor ndaj Mariglen Qatos dhe Redi Mollës dëshmoi herën e kaluar edhe deputeti Belind Këlliçi i cili ka qenë personi që ka dorëzuar dokumentet e denoncimit ndaj ish-zyrtarëve. Seancën e kaluar gjykata gjobiti avokatin e të pandehurve pasi i bëri Këlliçit pyetje që nuk lidheshin me objektin e gjykimit. Versus.al

Poll