AKTUALITET /

“Kujt i hyjnë në xhep denoncimet e Këlliçit”, gjyqtarja i ndërhyn avokatit të Redi Mollës, gjobitet me 20 mijë lekë

Shkruar nga Versus
“Kujt i hyjnë në xhep denoncimet e Këlliçit”,
Redi Molla

Gjatë dëshmisë së Belind Këlliçit në gjyqin që po zhvillohet për aferën 5D, avokatët e ish-drejtorëve kanë patur pyetje ironike dhe deri në njëfarë pike edhe arrogante ndaj deputetit të PD.

Ditjon Bogdani, avokati i ish-drejtorit Redi Molla e pyeti Këlliçin për detyrën që mbante në kohën kur i erdhi denoncimi anonim për aferën 5D.

“Kandidat zyrtar i pd për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depuzituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kalëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia”- tha Këlliçi.

Avokati Bogdani vijoi me një qasje që mund të konsiderohet arrogante.

“Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit”- tha Bogdani.

Në këtë moment ndërhyri gjyqtarja relatore Flora Hajredinaj.

“Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep”- tha Hajredinaj.

Më tej Bogdani vijoi sërish me pyetje që nuk kishin lidhje me çështjen duke e kthyer seancën në një acarim të tij mbi faktin përse Këlliçi kishte denoncuar.

Ditjon Bogdani: Keni ndërmend të kandidoni për bashkinë e tiranës se është në burg Redi Molla nuk ti vjedh më dot zgjedhjet?

Në këtë moment ka ndërhyrë gjykata e cila ka dënuar me 20 mijë lekë avokatin për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës. Në rast se përsërit sjelljet e tij, gjyqtarët e kanë paralajmëruar se do e nxjerrin nga seanca. Versus.al

Poll